Argjentina vuajti ndaj Cape Verdes, por ia doli që të kualifikohej, me një fitore dramatike 3-2. Trajneri i njohur, Shpëtim Duro bëri analizën e tij, i ftuar në studion e Neës 24, në Botërori Amerikan.
“Argjentinën e ruajti zoti, me atë që pamë gjatë gjithë ndeshjes. Do ishte goditje e madhe për Argjentinën si kampione e botës. Nuk është më surprizë, nëse ishte rastësi ndeshja e parë ndaj Spanjës, tanimë Cape Verde nuk është surprizë.
Të jesh kampione e botës, të prishet totalisht imazhi. Dje jam befasuar, pasi Cape Verde ishte në lojë gjatë gjithë lojës. Gjithsesi, dje Argjentina nuk ishte aty ku pritej. Ne thamë që po shënoi Argjentina do e ketë të lehtë, nuk ndodhi kështu”- tha Duro.
