TIRANE- “Arian Çani është një copë idioti”, është kjo deklarata gjatë emisionit “Opinion”, “qershia mbi tortë” e konfliktit të sheshuar tashmë mes moderatorit të “Zonë e Lirë” dhe Bleona Qeretit. Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja i ka habitur të gjithë, ku është shfaqur si e ftuara e Çanit në emisionin e tij. Që në fillim të intervistës, ajo ka sqaruar se ka ardhur në Shqipëri për t’i vërtetuar Arianit se nuk i ka të bëra bythët, madje as të varura.
“O Bleona o Bleona i ke bythët si vagona”, ka qenë batuta që ka mërzitur për 10 vjet këngëtaren shqiptare. Bleona i telefonoi personalisht gazetarit, duke i kërkuar që të ishte pjesë e emisionit. “Çanin e mora unë në telefon, sepse në vazhdën e të gjithë këtyre provimeve që unë kam bërë me fjalë, Çani ishte ai që kishte folur për mua dhe unë vendosa të vij vetë. Zakonisht ti ke folur për pjesën e poshtme timen dhe unë erdha për të treguar pjesën e poshtme dhe të sipërmen… sepse ti je doktori i b…”, deklaroi Bleona. Ndërsa Arian Çani iu përgjigj duke thënë “do vij ta prek bythën zemër…”. E vendosur dhe pa komplekse, ajo i ka kërkuar moderatorit t’ia prekë, e natyrisht që Çani ia ka plotësuar dëshirën, duke i prekur të pasmet live. Megjithatë, edhe pas prekjes, nuk ka ndryshuar mendim. Të pasmet e Bleonës nuk janë në shijen e tij. Mbrëmja ka rezervuar edhe batuta të forta mes të dyve, ku Bleona ka sulmuar përsëri Iva Tiçon, por këtë herë nuk ka kursyer as Iris Luarasin. “Iva Tiço është kurvë, nuk po e shaj, po them të vërtetën, s’është një ofendim dhe unë do ta hedh në gjyq”.
Sipas Bleonës “kurvë” nuk është sharje, është status. Ajo tha se me Ivën ka pasur një marrëdhënie korrekte, por që duket se ka marrë fund për shkak të akuzave të ndërsjella. Më pas, Bleona ka sulmuar edhe gazetaren tjetër, Iris Luarasi, duke i thënë se është kokëkashtë. “Luarasi është kokëkashtë, duket si kokëjashtë dhe nuk më njeh fare mua, por më njeh vetëm nëpërmjet medias”, tha Bleona. Më tej këngëtarja me famë ndërkombëtare i ka këshilluar Çanit të ndryshojë batutën për të, duke u thënë, “Kush e shan Bleonën, ia … nonën!”. Më tej ka deklaruar se kushdo që guxon ta sulmojë, do ta shajë me “libër shpie”. Si në çdo deklaratë të sajën, nuk ka lënë pa përmendur edhe ish- bashkëshortin se djali i Ekrem Bardhës nuk e merr atë, por ja që ne u martuam. U ndamë, sepse unë vendosa t’i përkushtohesha karrierës. Nëse je e martuar, duhet të bësh fëmijë, të jesh një grua shtëpie dhe unë nuk desha këtë. Gani donte një fëmijë, isha unë ajo që s’isha e përgatitur. Megjithatë, ne sot jemi miq të mirë dhe motra e Ganit, Donika, ka qenë nga të parat që më ka uruar për klipin”. Gjatë intervistës lëshoi edhe lajmin më të ri, një libër autobiografik. Këngëtarja tregoi se ka në plan të bëjë një libër, ku do të rrëfejë çdo gjë për jetën e saj, çdo marrëdhënie që ka pasur dhe do të përmendë çdo njeri me emër të plotë. Nuk e ka lënë me kaq “i zoti i shtëpisë”, teksa e pyet nëse do të ketë edhe emra politikanësh në librin e saj, Bleona i është përgjigjur, “patjetër, do të ketë çdo emër, të çdo personi që ka pasur ndikim në jetën time”.
BLEONA QERETI (NUK) GËNJEN PËR MOSHËN
“Vetëm për verën dhe për djathin pyetet mosha”, ka thënë Bleona teksa është pyetur sesa vjeç është. Megjithatë, ka mohuar me ngulm se është 37, sa Iva Tiço. Nga pasaporta e saj, botuar pak kohë më parë në media, shihet se Bleona është ditëlindja 1976. Zyrtarisht, këngëtarja është 36 vjeç dhe për disa muaj ajo mbush realisht 37 vjeç. Ndaj duket se ka thënë të vërtetën, kur është shprehur se nuk është 37 vjeç.
(ma.ar/d.b/Bluetooth/BalkanWeb)

