KOSOVË-Në janar arinjtë rëndom janë në gjumë të thellë dimëror. Por, në fshatin “Puset e Nikës” në Han të Elezit, një ari i murrmë, të enjten, është parë duke kaluar rrugën.
Një lexues ka dërguar për Ekonomia Online fotografitë, ku shihet kjo kafshë e egër teksa e kalon rrugë dhe futet në pyll.

“Është hera e parë që e shoh një ari në dimër… Çudi, ata duhet të jenë në gjumë në këtë kohë. Ndoshta ka qenë i uritur dhe ka dalë për të gjuajtur”, shprehet Suad Ballazhi.

Ariu i cili zgjohet nga gjumi dimëror në Han të Elezit

Posted by Tetova Sot on Thursday, 21 January 2016

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: