Për herë të parë në histori, Barcelona ka njoftuar se klubi ka regjistruar të ardhura vjetore që tejkalojnë shifrën e 1 miliard eurove. Sipas klubit blaugrana, ky rekord financiar është ndikuar kryesisht nga rritja e të ardhurave të gjeneruara nga stadiumi, pavarësisht se gjatë sezonit disa ndeshje janë zhvilluar në “Johan Cruyff Stadium” dhe “Olympic Stadium”, ndërsa në rikthimin në “Spotify Camp Nou” kapaciteti ka qenë i kufizuar në rreth 42 mijë spektatorë:

“Ky është një rekord i ri në aspektin e të ardhurave, duke kaluar për herë të parë barrierën e 1 miliard eurove”, lexohet në njoftimin e Barcelonës.

Klubi thekson se shifra është veçanërisht e rëndësishme, pasi buxheti i parashikuar për sezonin është arritur pothuajse plotësisht, edhe pse plani fillestar parashikonte që sezoni të niste në stadium me një kapacitet prej më shumë se 60 mijë tifozësh. Barcelona beson se këto të dhëna dëshmojnë potencialin e madh financiar të “Spotify Camp Nou”, kur stadiumi të jetë plotësisht funksional.

Në këtë rekord kanë ndikuar gjithashtu rritja e vazhdueshme e të ardhurave nga sponsorët, si dhe shitjet rekord të produkteve zyrtare të klubit përmes kompanisë së tij BLM.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: