Kryeministri Edi Rama ka deklauar se pas luftës hibride kundër Shqipërisë përgjatë ditëve të fundi janë iranianët. Në përgjigje të interesit të gazetarëve para nisjes së Samitit BE-Ballkani Perëndimor, në Malin e Zi, ku u pyet mbi protestat që po zhvillohen në Tiranë kundër zhvillimit të një resorti turistik në Zvërnec, Rama tha se rrjeti është mbushur me video të qëllimshme false.

“Nuk është vetëm çështje e mjedisit. Është mbi të gjtha një luftë hibride, armiq të vendit, ne i njohim ata. Të gjithë që e njohin historinë tonë, i njohin ata, iranianët, që janë angazhuar në sulme kibernetike prej shumë kohësh kundër nesh dhe që na kanë bërë shumë dëme dhe na detyruan që t’i nxjerrim jashtë vendit, janë pjesë e kësaj për të furnizuar narrativën që projekti nuk është ai që është thënë, por është një marrëveshje mes meje dhe Bini Netanjahu, e gatuar nga Jered Kushner për të sjellë palestinezët nga Gaza në Zvërnec. Kjo është një nga narrativat. Ju keni parë shumë video false, mjëra njerëz duke thirrur Irael kthehu në shtepi. Është gjithçka falso, nuk ka asgjë të vertëtë në Shqipërinë reale dhe është e turpshme që bëjnë gjithë këto gjëra”, tha ai.

Protestat kundër ndërimit të një resorti në Zvërnec kanë bërë xhiron e mediave në Evropë dhe përtej. Kryeministri Edi Rama iu përgjigj gazetarëve evropianë, duke u thënë se nuk ka asgjë për të diskutuar, sepse nuk ka një projek konkret për zhvillimin në Zvërnec. “Nuk ka kërkesa për tu diskutuar, sepse ende nuk ka një projekt që është miratuar. Së pari duhet të kemi projektin, ta shohim atë dhe më pas ta diskutojme projektin. Ne nuk mund të diskutojmë diçka që nuk ekziston, pro që është prezantuar në mediat sociale përmes një luftë hibride kundër Shqipërisë”, shtoi ai.

Kreu i qeverisë shqiptare këshilloi mediat evropiane të kenë kujdes se çfarë publikojnë. “Mendoj se mediat perëndimore duhet të jetë më shumë e kujdesshme, sepse faktet kanë rëndësi dhe duhet gjithmonë të kenë rëndësi, sepse nuk ka projekt, nuk ka arsye për tu shqetësuar derisa nuk ka një projekt dhe sepse arkitektët më të mëdhenj mes më të mirëve në botë janë angazhuar.”, tha ai. Edi Rama i qendron bindjes së tij se gjithçka do të mund të ndërtohet në Zvërnec të respektojë natyrën. “Qëllimi nuk është për dëmtuar natyrën, por qëllimi është për të bërë diçka unike që të jetë e jashtëzakonshnme për Shqipërinë, por që të jetë edhe një dhuratë e Shqipërisë për ju në Evropë”, pohoi Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: