Instituti i Antropologjisë Kulturore ka mbajtur seminarin me temë “Arkitektura komuniste shqiptaro-kineze”. Seminari është pjesë e ciklit mbi marrëdhëniet mes arkivit, artit post socialist dhe kulturës bashkëkohore.

Vincent Van Gerven Oei dhe Ylber Marku u ndalën te ndërtimi i qytezave në diktaturë dhe ndërtimi i pritshmërive të banorëve, sikurse te pjesëmarrja e detyruar që kthehej në një pjesëmarrje të dëshiruar.

“Për shkak të nevojave duke qenë se ne jetonim më një sistem që ishte i planifikuar dhe shoqëria funksiononte në parime planifikimi, nëse një pjesëmarrje e detyruar kthehej në të dëshiruar atëherë do të thotë që përkthehej në vazhdimësi si një pjesëmarrje ku ti kishe një farë hapësire afirmimi”.

Duke bërë dallimin mes nostalgjisë për kohën dhe nostalgjisë për vitet e rinisë të atyre që jetuan në të, lektorët folën për pamundësinë për të vendosur nëse do përfshiheshe politikisht, sepse asgjë nuk ishte apolitike.

“Objektet në total në Shqipëri, me ndihmën e Kinës janë 133. Kur themi objekte ka një dallim, mund të jetë edhe një fabrikë e vogël, edhe një kombinat i tërë. Ajo që donim të bënim ishte të dokumentonim nga pikëpamja historike ekzistencën e industrisë. Zhvillimi i industrisë nuk ishte diçka vetëm ekonomike, poor ishte shumë ekonomike e shumë politike”, tha Marku.

Ballshi, Prrenjasi, Kavaja dhe dhjetëra objekte që u ndërtuan në vitet 1960-1978 u morën në shqyrtim ndërsa janë fotografuar për të qenë pjesë e një arkivi digjital.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb