I ftuar në Vila24 ishte instruktori Armando Hidi i cili në një bisedë me moderatoren Anila Çela zbuloi sesi është të punosh me figura publike.

Hidi tregoi se një nga personazhet më të përkushtuar në palestër është këngëtarja Xhensila Myrtezaj.

“ Figurat e njohura janë të vështira për t’u menaxhuar pasi stili i jetës që ato kanë nuk i lejon shumë që të mbajnë dietat apo stërviten rrugullisht. Por Xhensila Myrtezaj është një ndër më të disiplinuarat, ajo është shumë strikte në regjim dhe stërvitje, madje dhe kur ishte shtatzënë ajo është stërvitur deri në ditët e fundit, dilte nga liqeni bënte ecje. Kur mungoja unë Xhensila bëhej keq dhe stërvitej nga shtëpia”- tha Hidi për News24.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb