Nga: ELDA MENGA*
TIRANË- Vendimi për të bojkotuar çdo aktivitet parlamentar, aq ditë sa byroja e Kuvendit dënoi Sali Berishën gjeti mbështetjen e demokratëve në mbledhjen e grupit me dyer të mbyllura.
Edhe pse kishte krah tij të gjithë deputetër, Sali Berisha kërkoi që thirrja për një ligj që armatos shqiptaret për vetëmbrotje të mos kthehet në tezë partiake, por të mbetet qëndrim personal i tij. Në argumentin e ish kyeministrit kjo tezë i përket së djathtës ekstreme dhe si pasojë mund të ketë kosto për një parti të qëndrës së djashtë siç është Partia Demokratike.
Opozitarët janë të bindur se bandat diktojnë vendimet politike të mazhorancës. Kur e tha ketë në daljen e tij për mediat Lulzim Basha ju referua kërcënimeve që sipas tij, po i bëhen dëshmitarëve në çështjen Shullazi.
“Është pozicionuar qartë kjo qeveri, ka vendosur të jetë deri në fund avokate e Emiliano Shullazit. Frytet e para të kësaj avokatie janë kërcënimi i disa prej dëshmitarëve me shpresën se ata do të tërhiqen nga një proces, i cili i përfunduar me sukses do të shohë para drejtësisë jo vetëm Emilianon por edhe emilianot e tjerë në qeveri. Partia Demokratike do të bëjë gjithçka në rrugë institucionale e politike dhe në bashkëpunim me qytetarët shqiptarë dhe me faktorin ndërkombëtar që kjo të mos ndodhë dhe e kundërta të ndodh”, tha Basha.
Ketë fillim jave ligjvënësit demokratë nuk morën pjesë në asnjë komision parlamentar. Demokratët kanë vendosur të përshkallëzojnë qëndrimin e tyre ndaj mazhorancës hap pas hapi, ku nuk përjashtohen as protestat.
(ma.ar/BalkanWeb)
