PRIZREN – Këngëtarja dhe balerina kosovare, Donjeta Kosumi, e njohur me emrin “Kallashi” është arrestuar një ditë më parë , pasi në lokalin ku ajo punon janë gjetur armë dhe lëndë narkotike. Mediat në Kosovë kanë publikuar pamje nga momenti i arrestimit të Kallashit, e cila duket e qetë me pranga në duar. Gjatë bastisjes së lokalit të natës “Kobra City” në Prizren, policia gjeti tri pistoleta, një pushkë gjysmë automatike, një sasi e konsiderueshme fishekësh të kalibrave të ndryshëm dhe një sasi droge në formë pilulash. Nuk dihet ende se për çfarë arsyeje është arrestuar edhe këngëtarja dhe pritet që policia të japë sqarime për këtë. Përveç policisë në vendngjarje ishin edhe një ekip i shpërndarjes së energjisë elektrike, të cilët konstatuan se lokali kishte lidhje të jashtëligjshme të energjisë.
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: