Negociatat mes Hamasit dhe Izraelit po kalojnë në fazën më të rëndësishme të saj, pasi mëngjesin e sotëm, kreu i negociatorëve të organizatës palestineze, Khalil al-Hayya, po takon ndërmjetësuesit nga Egjipti dhe Katari në Kajro, përpara bisedimeve indirekte që do të zhvillohen më vonë me Izraelin dhe SHBA-në në Sharm El-Sheikh.
Qëllimi i negociatave është të përcaktohet data e një armëpushimi të përkohshëm dhe të ngrihen bazat për fazën e parë të një plani paqeje, ku 47 të burgosur që mbahet në Gaza do të lirohen në këmbim të lirimit të qindra palestinezëve të burgosur.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi dje se bisedimet kanë të bëjnë me çlirimin e gjithsej 48 të burgosurve, përfshirë trupin e ushtarakit Hadar Goldin, i cili mbahet nga Hamasi për më shumë se dhjetë vjet.
Po ashtu, presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, përshëndeti planin amerikan për Gazën, duke shprehur mbështetje për presidentin amerikan, Donald Trump.
“Nuk mund të mos shpreh mirënjohjen dhe respektin tim për presidentin amerikan, Donald Trump. Një armëpushim, kthimi i të burgosurve dhe të marrohurve, rindërtimi i Gazës dhe fillimi i një procesi paqësor politik që do të çojë në njohjen dhe krijimin e një shteti palestinez do të thotë se jemi në rrugën e duhur për një paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm.” ” tha ai në një fjalim.
