Izraeli ka deklaruar se pranon planin e ri të SHBA për armëpushimin në Gaza. Duke cituar mediat izraelite, Reuters thotë se Netanyahu ka thënë se ka pranuar një plan të ri armëpushimi të propozuar nga i dërguari i SHBA-së Steve Witkoff.

Raportet thonë se Netanyahu u ka thënë familjeve të pengjeve që kanë mbetur në Gaza se ai është pajtuar me planin.

Edhe Hamasi u shpreh më herët se e kishte marrë propozimin dhe po e shqyrtonte atë.

Mediat izraelite  raportojnë se Hamasi ka të ngjarë ta refuzojë propozimin për armëpushim, të cilin Benjamin Netanyahu e ka pranuar.

Sipas Walla-s , një burim nga Hamasi tha se grupi është “i zhgënjyer” me përmbajtjen e tij, duke shtuar se është më “i anshëm” në favor të Izraelit sesa planet e mëparshme.

Një zyrtar i lartë izraelit i konfirmoi vërejtjet, shtoi Walla, dhe tha se pikëpamja në Izrael është se Hamasi do ta refuzojë propozimin.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb