Ushtria izraelite ka deklaruar se ka identifikuar raketa të lëshuara së fundmi nga Irani që janë drejtuar drejt Izraelit.

“Sistemet e mbrojtjes po punojnë për të kapur kërcënimin”, shton ushtria.

Një përditësim i dytë thotë se alarmet për sulme ajrore u aktivizuan së fundmi në veri të Izraelit pas zbulimit të raketave.
Deklarata vjen ndërkohë që një marrëveshje mes Iranit dhe Izraelit u arrit sipas presidentit amerikan Donald Trump rreth 10 orë më parë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb