Rusia do të përballet me SHBA-në në OKB për armët bërthamore në hapësirë.

Ditën e sotme pritet të votohet një rezolutë që u bën thirrje vendeve të parandalojnë një garë të re armësh.

Disa diplomatë presin që Rusia të bllokojë rezolutën e hartuar nga SHBA, e cila vjen pasi Uashingtoni akuzoi Moskën për zhvillimin e një arme bërthamore për t’u hedhur në hapësirë.

Rusia ka mohuar se ka ndonjë plan të tillë dhe Vladimir Putin ka deklaruar se është kundër vendosjes së armëve bërthamore në hapësirë.

Projekt rezoluta afirmon detyrimin e shteteve për të respektuar Traktatin e Hapësirës dhe u bën thirrje vendeve të kontribuojnë aktivisht në objektivin e përdorimit paqësor të hapësirës së jashtme dhe të parandalimit të një gare armatimesh në hapësirën e jashtme.

Traktati i Hapësirës i vitit 1967, i cili u nënshkrua nga Rusia dhe SHBA, ndalon vendet të vendosin në orbitë rreth Tokës objekte që mban armë bërthamore ose çdo lloj tjetër të armëve të shkatërrimit në masë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: