Kryeministri i Norvegjisë Jonas Gahr Støre i është drejtuar sot parlamentit të vendit për situatën aktuale në Ukrainë në një fjalim që përfshinte vlerësimin e fundit të vendit skandinav për kërcënimin bërthamor nga Moska.

“Rusia ka shumë lloje të ndryshme të armëve bërthamore, duke përfshirë disa kategori të ndryshme të atyre që quhen armë bërthamore taktike,” tha ai. “Këto janë të destinuara për përdorim në zgjerimin e sistemeve të armëve konvencionale”.

“Përdorimi i armëve bërthamore do të kalonte një kufi të padëgjuar, u shpreh ai ndërsa shtoi se Norvegjia e konsideron probabilitetin e përdorimit të tyre ende të ulët, por jo zero.

Sipas tij mundësia nuk mund të hidhet poshtë, dhe megjithëse probabiliteti është i ulët, ai është rritur javët e fundit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb