Deputeti i PD, Belind Këlliçi, i cilëson ndryshimet në qeveri, si lëvizje të dëshpëruara të Edi Ramës.

Këlliçi shkruan në një mesazh në rrjetin social facebook, se arnimet në kabinet nuk i sfumojnë as nuk i zvogëlojnë dot aferat.

“Vjedhjet janë aty sa kohë Rama të jetë në zyrë. Ministrat e rinj, janë thjeshtë masha të reja për t’u përdorur nga palloshi i gjatë”, shkruan Këlliçi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb