TIRANË- Arqile Gorea, Anëtar i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike deklaroi sot në studion e lajmeve në Neës 24, në rubrikën “Opinion” se do donte të rizgjidhej sërish kryetar i Bashkisë së Durrësit, në zgjedhjet loakle të 21 qershorit.
Gorea shprehet se ka një projekt të qartë për Durrësin, ndërsa beson se PD-ja do ta përzgjedhë si kandidatin e saj.
“Unë besoj që PD do më përzgjedhë si kandidat për Durrësin. Do punoj që ta bëjmë Durrësin një qytet të parametrave evropiane. Unë kundërshtova pretendimin e zotit Mediu që relatoi se Agron Duka do ishte përfaqësuesi më i mirë për Durrësin”, thotë ai, ndërsa shton se, “Ka ardhur koha të konkurosh me modele, qytetarët nuk i duan më tëe fortët e pasur në pushtet”.
“Jam aset i PD dhe i Durrësit do ishte e papranueshme për mua që kapacitetet që kam të mos i vë në shërbim të qytetarëve, ma kërkojnë qytetarët përditë. Unë i ofroj Partisë Demokratike dhe PD projektin tim për ndryshim, Durrësi është i qytetarëve’.
Më tej, Gorea premtoi se do zgjidhte problemet që Durrësi ka, siç janë papunësia e betonizimi.
“PD do vendosë së shpejti për kandidaturat, unë kam ambiciet e mia, emrat janë dërguar në qendër. Kryesia e PD do vendosë”, thotë ai.
(ma.ar/BalkanWeb)
