Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkvi Metropolit Tiranë Durrës duke uruar besimtarët katolikë për festën e shenjtë të pashkës, ka dhënë një mesazh që shkon përtej grigjës së tij.

“Ringjallja e të kryqëzuarit ka domethënie e forcë që vlen për mbarë njerëzimin. E shohim në shumë vëllezër e motra të pafajshëm, viktima të padrejtësisë të dhunës e luftës. Me Krishtin në këto pashkë shohim betejën mes jetës e vdekjes. Rrënojat, pandemia e lufta kanë shënuar jetën e shumë personave, e kjo duhet të na nxisë të duam më shumë jetën”, tha ai.

Ndërsa solli shembullin e Nënë Terezës, ai kërkoi triumfin e dritës duke ia adresuar mesazhin e tij qartësisht plagës së madhe të shoqërisë sonë.
“Ta ndërtojmë së bashku jetën me shumë përgjegjësi në vendin tonë. Të ftoj bashkëkombasit e mi shqiptarë që së bashku të marrin përgjegjësinë që ta mundin errësirën që gllabëron shoqërinë në rrugën pa dalje ku është futur që është korrupsioni. Korrupsioni është pasojë e një zemre të trembur e të frikësuar që fsheh kokën si një struc. Të çlirohemi nga borxhi që ndjejmë përmes ryshfetit kur kërkojmë një vend pune”, u shpreh Arqipeshkvi Dodaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb