Arqipeshkvi i Shkodrës, Angelo Massafra u nderua nga Unioni Kombëtar i ish-të Përndjekurve Politike me një certifikatë nderi me motivacionin “Mirënjohje e Martirëve të Lirisë” për kontributin në mbrojtje të kujtesës kombëtare për të mos harruar të kaluarën komuniste.

Ky vlerësim i rëndësishëm iu dha nga Presidenti i ish të përndjekurve Besim Ndregjoni, i cili vlerësoi arqipeshkvin Massafra për punën përballë të kaluarës komuniste.

Mes emocionesh arqipeshkvi i Shkodrës u shpreh se edhe sot rrezikohemi nga diktaturat e reja.

Unioni i ish të Përndjekurve vlerësoi arqipeshkvën e Shkodrës Angelo Massafra në prag të zëvendësimit të tij nga bashkëndihmësi Giovani Peragine, i cili do të jetë arqipeshkvi i ri i Shkodrës pasi Massafra të përfundojë misionin në fund të këtij viti pas 27 vitesh shërbim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb