Një operacion për transferimin e të burgosurve është ndërmarrë gjatë natës, pas arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i Durrësit.

BalkanWeb ka siguruar pamjet nga operacioni për transferimin e të burgosurve me rrezikshmëri të lartë nga paraburgimi i Durrësit drejt burgut të Fierit.

Transferimi i tyre u krye me dhjetëra automjete, ndërsa të burgosur të tjerë janë transferuar në burgune sigurisë së lartë në Peqin.

Transferimi u krye pak pas mesnate, nën shoqërimin e dhjetëra mjeteve policore, me masa të shtuara sigurie dhe protokolle të rrepta, ndërsa kolona mbërriti në ambientet e burgut të Peqinit rreth orës 00:15.

Në fokus të operacionit ishin personat me rrezikshmëri të lartë, të cilët deri më tani qëndronin në Burgun e Durrësit, institucion i njohur ndryshe edhe si “burgu i VIP-ave”, për shkak të kushteve dhe profilit të disa të dënuarve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb