Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari në komunikimin e zhvilluar për mediat, u pyet lidhur me sigurinë në burgje, si edhe për arratisjen e Altin Ndocit.

Gjatë fjalës së tij, Lamallari, nënvizoi se menjëherë pas asaj ngjarje, reagimi i Ministrisë ishte i shpejtë, si dhe u ndërmorën vendime për largime nga detyra.

Kjo sipas ti u bë me qëllim për të parandaluar arratisjet apo incidentet, ashtu edhe për nivelin e të drejtave të njeriut.

“Sapo ndodhi situata në Burgun e Durrësit, reagimi i Ministrisë ishte i shpejtë, me masa dhe veprime institucionale. U bënë largime nga detyra të drejtorit dhe të tjerëve. Gjithashtu u morën masa për transferimet e të burgosurve në burgjet e sigurisë së lartë. Sigurisht edhe masa të tjera me administrime, kontrolle, për të shmangur ngjarje të tjera të ngjashme. Për këtë shkak kam kërkuar edhe organizimin e një tryeze të përbashkët edhe me partnerët ndërkombëtarë për të dëgjuar problematikat dhe zgjidhur situatat për të forcuar sistemin e burgjeve dhe shmangur problematikat, si dhe për nivelin e standardeve në burgje”, tha ai mes të tjerash.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb