Zhvillime të reja janë mësuar nga ngjarja e Durrësit, ku u arrestuar Altin Ndoci, ndërsa u dërgua për mjekim në spital.

Mësohet se në hetim janë të gjithë personat qe kane zhvilluar takim me Ndocin në burgun e Durrësit 6 muajt e fundit.

Burime për News24 sqarojnë se personat që e kanë takuar janë edhe organizatorë të planit të arratisjes nga infektivi.

Ne verifikim tabulatet telefonike te familjareve dhe personave qe e kanë takuar në burg.

Gjithashtu nga hetimet rezulton se arratisja është e mireplanifikuar. Ndoci u shoqërua pa pranga në spital, nga 2 police të burgjeve, ndërsa protokolli e ka 4 persona ne shoqërim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb