Media greke ka siguruar foto të sendeve që u sekuestruan një vit më parë nga policia e Selanikut gjatë operacionit pëe goditjen e grupit të drejtuar nga Gentian Çipi.
Gentian Cipi 41 vjec, Enea Basholli 31 vjec dhe Kleo Topa 24 vjec, të tre nga Korca, ranë në prangat e policisë greke në 8 shtator 2025. Ata dyshohen se në orët e para të 3 shtatorit 2024, në zonën e Pilaias në Selanik, kanë hapur zjarr jashtë një kantine, duke tentuar të vrasin një 25-vjecar grek, i cili u plagos rëndë duke marrë plagë në gjoks dhe dorë. Në vendin e ngjarje policia gjeti 3 gëzhoja. Sipas policisë greke, personi që qëlloi me armë ishte Gentian Çipi, i cili rezulton kreu i një grupi kriminal qe kryen trafik droge dhe veprime të dhunshme. Pas ngjarjes, tre të dyshuarit janë larguar me automjetin në pronësi të Enea Bashollit.

Gjatë operacionit për kapjen e tyre në Selanik në 2025, Çipi dhe Topa, nuk i janë bindur urdhrit të policisë, por kanë shtuar shpejtësinë e mjetit me të cilin lëviznin dhe kanë kryer manovra të rrezikshme duke përplasur një automjet të policisë. Ata kanë braktisur mjetin dhe janë larguar në këmbë, por janë kapur më pas. Pak orë më vonë, në zonën e Halkidikisë, ka rënë në pranga edhe Enea Basholli.
Gjatë kontrolleve të policisë greke, janë gjetur dhe sekuestruar 1 Kallashnikov me 30 fishekë, 3 pistoleta, silenciator, rreth 31 kg marijuanë, pasaportë false, patentë false, 23 mijë e 350 euro, celularë dhe 3 automjete.
