Policia e Tiranës dhe ajo e Kavajës kanë ngritur postblloqe në hyrje të qytetit të Kavajës, përgjatë autostradës Durrës–Rrogozhinë, në kuadër të kërkimeve për të burgosurin Altin Ndoci, që u arratis nga spitali i Durrësit, teksa kryente një kontroll mjekësor.

I burgosuri ishte shtruar në spital për probleme shëndetësore, ndërsa po mbahej nën masa sigurie nga forcat e rendit. Pas arratisjes së tij, policia ka intensifikuar kontrollet në akset kryesore rrugore dhe në zonat përreth, me qëllim kapjen e tij sa më shpejt.

Autoritetet policore nuk kanë dhënë ende detaje të tjera lidhur me rrethanat e arratisjes, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: