Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur për pesë personat e arrestuar në lidhje me atentatin e kryer ndaj prokurorit Ndoj.

Në studion “Tirana Live” në ABC News, Karamuço tha se dyshohet se kjo nisur për shkak të dëshmive që ka dhënë e penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, por edhe falë sistemit Sky, që tanimë është edhe në duart e SPAK.

“Shumë prej mediave kanë dalë në deduksionin se kjo lëzivje erdhi ishte për shkak të dëshmive të Nuredin Dumanit. Ajo që duket deri më sot është fakti që nga Franca po vijnë mijëra mesazhe të dekriptuara nga sistemi Sky. Falë këtij sistemi janë zbardhur edhe shumë ngjarje të tjera, si edhe kjo ngjarje besoj. SPAK ka nisur të lëvizë pikërisht pasi ka patur në duar këtë sistem, që është në duart e shumë organeve ligjzbatuese europiane,”  ka thënë Karamuço në ABC.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb