Këtë të mërkurë mbahet protesta e 88-të para kryeministrisë, ku kërkesa kryesore është largimi i kryeministrit Rama.

Aktivisti Arben Kola u shpreh se arrestimi i Agasit është maja e ajsbergut, teksa kërkoi që të ketë edhe konfiskim pasurish.

Sipas tij, arrestimi i radhës në ditët e para të shtatorit duhet të jetë Belinda Balluku.

“I nxehti i verës po përfundon dhe vjeshta po afron. Këtë freski ne duhet ta kthejmë në uragan, i cili duhet të marrë përpara gjithë këto mbeturina.
Arrestimi i sotshëm është vetëm maja e ajsbergut. Bashkë me arrestimin, kërkojmë konfiskimin e pasurive dhe kthimin e tyre te shqiptarët. Bëj thirrje SPAK, që mos të bëjë lojëra të dyfishta.

Ne kërkojmë arrestimin dhe konfiskimin e pasurive. Prania jonë, prania juaj, ka rëndësi për të dërguar këtë revulucion përpara. Mos u dekurujano.
Arrestimi brenda javës së parë të shtatorit i Ballukut, konfiskimi I pasurive dhe kthimi I pasurive te shqiptarët. Ka rëndësi arrestimi edhe i Olsi Ramës”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb