Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në rubrikën ”Opinion” në News24 ka zbuluar detaje nga operacioni ”Los Blancos” dhe arrestimi i Eldi Dizdarit në Dubai.

Sipas saj, prej 2 vitesh në kërkim Dizdari kontrollonte trafikun e kokainës nga Dubai teksa financonte blerjen e sasive të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut, prej nga i dërgonte Dritan Rexhepi, kreu i kartelit shqiptar të trafikut të kokainës.

Më tej Lala zbulon se Dizdari përdorte aplikacion kinez që droga të blihej dhe të shkonte më pas në Holandë dhe vende të tjera të BE, ose në Turqi dhe Lindjen e Mesme ku shkëmbehej me heroinë.
Po ashtu gazetarja shprehet e bindur se nga ende njerëz në Shqipëri që janë pjesë e këtij karteli, teksa thekson se ky kartel nuk ishte i përbërë vetëm nga shqiptarë, por këta të fundit ishin vendosur në pikat kyçe.

”Ka filluar në 2015 pas dyshimeve dhe sinjalizimeve në disa vende ku dyshohej se eksponentë të krimit në Shqipëri trafikonin drogëra të forta. Dritan Rexhepi, i arrestuar prej 2014 në burg në Ekuador, autoritetet e huaja rezulton se organizon transportimin e drogës nga Amerika Latine në BE.
Policia shqiptare ka bërë një punë të mirë sa i përket bashkëpunimit me të huajt. Prej ardhjes në krye të Tonin Vocajt tek Policia Kriminale, ka pasur tjetër rritëm. Hetimet flasin për 4 ton kokainë dhe 5.5 milionë euro.
Ka patur arrestime në Holandë, Rumani, disa shtete. Disa të dënuar më parë. Ka një bazë në Dubai, ku u arrestua Eldi Dizdari. Një personazh mjaft i njohur në Shqipëri, ka qenë i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e bllokut më 4 tetor 2018. Mendohej se inicioi sherrin.
Bëhet fjalë tek operacioni për një hetim prej 5 vitesh. Të arrestuarit lidhje të Dritan Rexhepit. Sigurisht që sfida e Policisë shqiptare dhe të huajt për të goditur kartelet e drogës mbetet ende. Dizdari kryente aktivitetin nga Dubai. Financonte blerjen e sasive të mëdha të kokainës, përdorte aplikacion kinez dhe droga vinte për në Holandë dhe në BE. Ndërkohë sasitë e tjera vinin drejt Turqisë, ku shkëmbeheshin me heroinë.
Trafikantët mbanin lidhje, dhe nga burimet më ëshë dhënë që ka persona të tjerë të dyshuar që edhe brenda Shqipërisë bashkëpunojnë.
Bëhet fjalë për një rrjet jo vetëm nga shqiptarë, edhe persona të tjerë nga vende të ndryshme. Por në rastin konkret pikat kyçe janë shqiptarë. Varret shumë tek mënyra si kanë operuar. Pikat kyçe i kishin shqiptarët dhe lëvizin fijet e krimit.
Mendohet që sasitë e drogës kanë qenë jashtëzakonisht të mëdha. Një biznesmen vlonjat krijoi kompaninë private që përdorej për transportin e drogës. Nuk është e njohur, por përdorej vetëm prej trafikantëve. Si në rastin e Arbër çekajt, apo edhe kokaina në Greqi që u gjurmua dhe u zëvendësua me oriz. Ajo çfarë duhet parë, është një vëmendje e shtuar në dogana. Të gjithë konteinerët që vijnë, autoritetet po përpiqen t’i kalojnë në skanera.
Ky operacion do të vijojë dhe nga çka informacione mendoj se mund të çojë prapa hekurave peshqit e mëdhenj të Shqipërisë. ”- tha Lala.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb