Presidenti rus, Vladimir Putin ka aprovuar personalisht arrestimin e gazetarit amerikan të “Wall Street Journal”, Evan Gershkovich, sipas burimeve.

Gershkovich akuzohet për spiunazh. Ai është kthyer në të parin gazetar që arrestohet për spiunim të dyshuar në vend që nga Lufta e Ftohtë me SHBA-të. Gazetari rrezikon deri në 20 vjet burg, nëse shpallet i pafajshëm.

Sipas burimeve, miratimi i arrestimit nga presidenti rus pasqyron “influencën në rritje të linjës së ashpër të Kremlinit”, të cilët po shtyjnë të intensifikojnë konfrontimin e Moskës me Uashingtonin.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov këmbënguli se vendimi nuk ishte i zotit Putin, por ishte në “prerogativën totale të shërbimeve speciale”.

Shtetet e Bashkuara e caktuan zyrtarisht Gershkoviçin si “të arrestuar gabimisht” në fillim të kësaj jave, por zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha se masa nuk do të ndryshonte qasjen e Moskës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb