TIRANE– Policia e Tiranës ka folur zyrtarisht ditën e sotme në lidhje me arrestimin e avokatit të njohur, Genc Gjokutaj. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës rreth orës 20:20 tek Sheshi “Nënë Tereza”. Sipas Policisë së Tiranës, 49-vjeçari Gjokutaj duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”, nuk i është bindur sinjalit të Punonjësit të Policisë Rrugore, për të ndaluar.

Pas kësaj, shërbimet e policisë i janë vënë në ndjekje, dhe pasi e kanë ndaluar i kanë kërkuar dokumentet e mjetit.

Në njoftimin zyrtar, Policia sqaron se Gjokutaj nuk i ka ndaluar sinjalit të uniformave blu, dhe pasi ata e kanë ndaluar, ai ka refuzuar testin e alkoolit dhe ka ofenduar punonjësit e Policisë.

Kjo nuk është hera e parë që Gjokutaj ndalohet nga Policia dhe ka probleme me efektivet e rendit.

Ndodhur në këto kushte punonjësit e policisë e kanë shoqëruar së bashku me mjetin në ambientet e policisë për kryerjen e veprimeve të nevojshme procedurale.

Policia thotë se avokati i njohur drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit dhe i është marrë kampion gjaku pasi ka refuzuar të kryejë testin e alkoolit me aparatin drager.

DEKLARATA E POLICISE
Më datë 17.12.2016, u arrestua shtetasi:
– Genc Gj., 49 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas rreth orës 20:20, tek Sheshi “Nënë Tereza”, duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”, nuk i është bindur sinjalit të Punonjësit të Policisë Rrugore, për të ndaluar.

Shërbimet e policisë i janë vënë në ndjekje dhe pasi e kanë ndaluar i kanë kërkuar dokumentat e mjetit.
Genc Gj. nuk ka pranuar ti japë dokumentat punonjësit të policisë por ka filluar ti ofendojë ata.
Ndodhur në këto kushte punonjësit e policisë e kanë shoqëruar sëbashku me mjetin në ambjentet e policisë për kryerjen e veprimeve të nevojshme proceduriale.

Ky shtetas dyshohet se drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit dhe i është marrë kampion gjaku pasi ka refuzuar të kryej testin e alkoolit me aparatin drager.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, parashikuar nga Nenet 242 dhe 291 të Kodit Penal.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: