Avokati Sparkat Ngjela , në emisionin ‘Pikat mbi i’ foli për arrestimin e ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Gjata bisedës në studio, Ngjela u shpreh se Llalla u godit nga SPAK.
“Gjeti Italinë dhe mendoi do rri këtu, por nuk e arriti dot. Ai e kishte korrupsionin në funksion të Prokurorit të Përgjithshëm. SPAK e dënoi. Ai iku, mund të ketë paguar qeverinë, por jo SPAK. SPAK e goditi dhe gjykata e dënoi. Kthimi i tij është rutinë. Por mendoj që në të gjitha vendet perëndimore atje ku ka menduar se kalon paraja qe Italia, por ja që nuk u kaluan”, u shpreh ai.
Ndërsa u ndal tek arrestimi i ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, ai theksoi se nëse do të ketë raste të tjera atëherë kjo situatë do të kthehet në raport dhe nuk jetë më ideja se zyrtarët nuk dënohen.
“Por deri tani thuhej se asnjë ministër nuk goditej, tani një u godit. Nëse mbetet vetëm ky ngelet rast, por nëse rasti përsëritet dy apo tre herë është raport. Pra deri tani është rast dhe nëse vjen edhe një ministër tjetër dhe hyn në një hetim të tillë atëherë do të kemi të bëjmë me raport”, tha ndër të tjera Ngjela.
(BalkanWeb)
