Në një intervistë në emisionin “Studio24” në News24, juristi ⁠Altin Kaziaj deklaroi se ‘çështja Balluku’ është çështja më e nxehtë për qeverinë shqiptare.

Ai theksoi se Balluku po mbrohet me çdo formë edhe nga kryeministri Rama, pasi sipas tij, nëse ‘bie Balluku’ atëherë bie edhe qeveria sepse mund të dalin fakte dhe të dhëna më të madha.

“Çështja Balluku është çështje e nxehtë për qeverinë shqiptare dhe po mbrohet në çdo mënyrë. Nuk mund të mos e lidhim çështjen edhe me dhënin e e autorizimit nga ana e Kuvendit për masa shtrënguese të kërkuara nga Prokuroria e Posaçme. Flitet gjithmonë SPAK, por në këtë procedurë por edhe në procedura të tjera SPAK është nën filtrin e një gjykatë që është gjykata e posaçme e  shkallës së parë por edhe nën filtrin e gjykatës të posaçme të Apelit. Të dyja kanë konfirmuar atë që është kërkesa e SPAK. Dhe është çuar kërkesa deri në nivel Kushtetues me iniciativë atipike të kryeministrit të vendit dhe nuk mendoj se ka ndodhur është më parë. kryeministri i vendit ka pjesën edhe morale që duhet të japë llogari dhe ti përgjigjet zgjedhësve për administrimin e financave të tyre… Nëse do ta bëjmë muhabet Zegjineje…Kryeministri merret me demagogji dhe heq rëndësinë dhe thelbi i gjësë. Zonja Balluku përveç fakteve penale që i atribuohen është marrë në hetim për 2-3 çështje që kanë rëndësi të madhe pasi flitet për miliona euro që zonja duhet t’i kishte mirë-administruar…Jemi në këtë fazë ku kryeministri, jam i mendimit që nuk ka për të dhënë. Nuk ka për ta ceduar sepse flitet që nëse cedohet Balluku bie qeveria, do dalin gjëra shumë më të mëdha”, tha mes të tjerash ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: