TIRANË

Rozeta Dobi ka dhënë një dëshmi të gjatë ditën e djeshme në polici. Pastruesja e famshme, e cila u arrestua pas një vjedhjeje në shtëpinë ku pastronte ka qëndruar dje nga ora 10:00 deri në orën 17:00 në ambientet policisë së Tiranës.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se Dobi ka dhënë dëshminë para hetuesve dhe më pas është transferuar sërish në burgun 325 ku ndodhet në paraburgim që prej datës 7 janar për vjedhjen e parave në banesën e zyrtares Alda Klosi.

Kjo e fundit, ish-zyrtare e Kryeministrisë u arrestua ditën e djeshme pikërisht pas dëshmisë së Rozeta Dobit. Ajo u shoqërua dje në polici në orën 18:00 dhe është arrestuar në 22:30. Policia ka ekzekutuar urdhrin e ndalimit nga Prokuroria. Mësohet se ndaj Klosit rëndojnë akuzat për veprat penale të pastrimit të parave dhe produkteve të veprës penale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb