Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi i ftuar në emisionin “Open”News24 ka folur në lidhje me akuzën ndaj ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal dhe lidhjen e tij me kryeministrin Rama.

Bumçi u shpreh se kryeministri Edi Rama është korruptuesi më i madh dhe nëse nuk i nënshtrohesh atij të hedh në erë, referuar pushtetit të katërt.

Më tej ka shtuar se, faktet flasin dhe janë konkrete, duke theksuar se për aq kohë që Rama korrupton drejtuesin e lartë të FBI, atëherë është më e lehtë me drejtuesit e SPAK.

“Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA janë shumë të rëndësishme për ne. Kemi një korrupsion të një zyrtari të lartë të FBI. Ai drejtues kthehet në instrument të kryeministrit shqiptar. Për çfarë akuzohet drejtuesi i FBI? Se nuk ka deklaruar se ka takuar. Pse drejtuesi i FBI ka takuar Ramën? Një vend mik nuk vepron në këtë mënyrë. Në 10 vjet Rama e blen këtë pushtet dhe goditjen e merr opozita. Kronologjia është e saktë. Drejtuesi i FBI e ka takuar 5 herë Ramën. Intensiteti i takimeve flet më vete.

Ka ardhur 5 herë në 7 muaj. Për çfarë? Kjo përkon me, takimi në shteti ka marrë 80 mijë dollarë, në nëntor është ngritur zhurma ndaj lobistit të PD. Në dhjetor e takon sërish, ka marrë këstet 225 mijë dollarë. Në shkurt akuza finalizohet. Materialet i shkojnë drejtuesve të lartë. Në aktakuzë thuhet se këta persona i serviren drejtuesit të FBI. Çfarë faktesh të tjera kërkojmë ne? Pse kërkon SHBA konfiskimin e komunikimit të FBI dhe Ramës. Pse? Po flasin për basketbollin dhe pikturat? Ka hapur akuzë ndaj një biznesmeni rival të tij. Rama është me emër dhe është i pari në këtë stad në hetim. Kjo është shkatërrim i marrëdhënieve me aleatët tanë. Nëse ai arrin dhe korrupton drejtuesin e lartë të FBI… Pas marrjes së këstit të parë sinjalizoi vartësit e tij. Pas një muaj çështja penale u hap zyrtarisht. Nga ku merreshin informacionet? Nga zyra e Ramës. Faktet i mori nga Rama ndërkohë është paguar, çfarë tjetër kërkojmë ne? Një person që ka qenë në takime me Ramën, çfarë është ky? E shoqëron në takime? Faktet janë, kur korrupton drejtuesin e lartë të FBI, çfarë ka bërë me drejtuesit e SPAK. Rama është korruptuesi më i madh, nëse nuk i nënshtrohesh të hedh në erë”, tha Bumçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb