Katër persona janë arrestuar nga hetuesia e Brukselit dhe dy janë lënë të lirë, në kuadër të hetimeve që po zhvillohet për ryshfet nga Katari, ku u soll për t’u marrë në pyetje edhe eurodeputetja greke Eva Kaili.

Në njoftimin zyrtar të Prokurorisë belge nuk saktësohet nëse Eva Kaili është liruar apo arrestuar për çështjen e financimit të zyrtarëve europianë nga Katari, me synimin për të ndikuar në vendimet e Parlamentit Europian.

Autoritetet belge njoftuan se mbrëmë është bërë kontroll edhe në shtëpinë e një eurodeputeti të dytë për rastin. Sipas Le Soir belg, bëhet fjalë për eurodeputetin belg të socialdemokratëve, Marc Tarabella.

Sipas një njoftimi të autoriteteve belge, katër të arrestuarit akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale, pastrim parash dhe korrupsion.

Njoftimi i detajuar i prokurorisë

Gjithsej gjashtë persona janë privuar nga liria të premten e 9 dhjetorit në kuadër të “një hetimi madhor nga Prokuroria Federale dhe Policia Federale të dyshuar për organizim kriminal, korrupsion dhe pastrim parash. Ka dyshime se palëve të treta në pozita politike apo edhe strategjike brenda Parlamentit Evropian u janë paguar shuma të mëdha parash ose u janë ofruar dhurata të konsiderueshme për të ndikuar në vendimet e Parlamentit.

Katër persona u arrestuan nga hetuesi i Brukselit që drejtonte hetimet. Ata akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale, pastrim parash dhe korrupsion. Dy janë liruar nga hetuesi. Rreth orës 20:00 të natës së kaluar u kontrollua edhe shtëpia e një deputeti të dytë.

Autoritetet belge thonë se për momentin nuk do të jepen informacione të tjera, ndërkohë që do të ketë njoftime të vazhdueshme.

Për momentin, në interes të hetimeve nuk do të jepet më shumë informacion. Shtypi do të informohet për zhvillimet e fundit përmes njoftimeve për shtyp.

(protothema/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb