Aktori Bujar Kapexhiu në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24 analizoi zhvillimet e fundit që kanë përfshirë vendin.

Që nga skandalet me SHISH deri te protesta kundër kryeministrit Edi Rama që sot është në ditën e saj të 119-të.

“Janë bërë zinxhir skandal pas skandali. Dhe mund ta quajmë zinxhiri i skandaleve. Janë njëra pas tjetrës në këtë shtet që nuk është shtet.  Mua më çudit se skandalet shtohen dhe masiviteti i qytetarëve në shesh duhet të jetë më i madh. Protesta është ndër dukuri më të jashtëzakonshme. Dhe nuk di në ndonjë vend tjetër 118 dhe vazhdojnë e vazhdojnë të dalin në shesh. Por ato që janë shkaktarët e kësaj proteste kam përshtypjen se nuk duan të ja dinë. Ndaj dua t’u them të gjithëve, të dalin në shesh”, tha ai.

Gjatë intervistës, ai u shpreh me një “sy kritik” lidhur me mënyrën se si zhvillohen apo trajtohen tema të ndryshme në emisione.

“Në emisione zgjidhen sherrxhinj. Jam dakord të ketë njerëz që kanë mendime të ndryshme për një problem të caktuar, por nuk kanë përse të bëjnë sherr. Nuk është problemi tek temperamenti, por duan patjetër ose të duken ose të tregojnë me patjetër që ai është mendimi i tyre. Në Kosovë, nuk kam informacion për politikën atje, por ka analistë të Shqipërisë që shkojnë në Kosovë? Nuk e di s’e kam dëgjuar. Më duket çudi që janë ja tre që vijnë nga Kosova dhe duken që janë të kurdisur me linjën e qeverisë dhe bëjnë vetëm sherr. Dhe është edhe një gjë, janë burra të përgatitur dhe kjo është më e rrezikshme”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: