Ish-ministri i jashtëm Aldo Bumçi u shpreh arrestimi i liderëve të opozitës, ishte akti më ekstrem.

Gjithashtu gjatë intervistës në “Studio24” në News24, Bumçi bëri përgjegjës kryeministrin Edi Rama për rrënimin e ekonomisë.

“A foli Rama për amnisti fiskale, po euron kush e rrëzoi përtokë në Shqipëri? Vetëm në Shqipëri ka pësuar rënie prej 30 % të vlerës së saj…Ekonomia shqiptare është në vitin  e 5  të rënies së bujqësisë dhe në vitin e 3 të rënies së industrisë…Dhe si mund të zhvlerësohet euro, nga lekët e krimit…Banka e Shqipërisë ka dy vite rresht që tërheq nga tregu 1 mld euro dhe euro bien…pra narkoshteti ky është. Si mund të jesh kryeministër i një narkoshteti që nuk bën zgjedhje të lira. Kjo nuk do të thotë që shqiptarët të presin në divan…Si mund të ketë institucione që veprojnë kur kemi narkoshtet…Zgjidhja në Venezuelë ishte largimi i Maduros, ndërsa largimi i Ramës hap mundësinë për këtë vend. Arrestimi i opozitës është akti më ekstrem. Çfarë bën Putini? Arreston opozitën. Maduro ka futur në burg kundërshtarët…Arrestimi i liderëve të opozitës është masë ekstreme që e bëjnë diktaturat”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: