News24 dhe BalkanWeb kanë zbuluar detaje për mënyrën se si ka rënë në rrjetën e SPAK shefi i qarkullimit rrugor Roven Zeka.

Një grua është përfshirë në një aksident në Tiranë dhe bashkëshorti i të aksidentuarës ishte në përgjim nga SPAK për një vepër tjetër penale. Burri i saj ka hyrë në kontakt me zyrtarët e qarkullimit dhe gjatë bisedave të përgjuara rezulton se është diskutuar për cështje parash që cështja të mbyllej në favor të saj.

Mbi bazën e këtyre përgjimeve është arrestuar Roven Zeka, shef i qarkullimit Rrugor në Tiranë. Urdhër-arrest është lëshuar edhe për Sokol Novakun, Shef i sektorit për aksidentet.

Mësohet se urdhërarrest është lëshuar edhe për Oficerin e Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku. Ky i fundit është prangosur një ditë më parë. Të tre  të arrestuarit dyshohen për korrupsion.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb