Pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nën akuzat për korrupsion, Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një mbledhje emergjente me punonjësit e bashkisë në sheshin “Skënderbej” sot në orën 16:30.

Më vonë kreu i qeverisë do të takohet me këshilltarët e Partisë Socialistë në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Lajmi është konfirmuar për BalkanWeb nga gazetari Ergys Gjençaj.

Pas ndalimit të Veliajt javën e kaluar Rama zhvilloi takime me nënkryetarët e bashkisë së Tiranës, nga ku më pas u vendos edhe delegimi i firmës së kryebashkiakut Veliaj te Anuela Ristani.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb