Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar menjëherë për arrestimin e Klement Çalës dhe Eldi Çalës për grabitjen e Rinasit jo vetëm në 2019 por edhe në 2017.

Lleshaj shprehet se vëllezërit Çala janë dy protagonistët kryesorë të grabitjes së 2019 dhe me kapjen e tyre laku ndaj bandës së Rinasit drejt mbylljes së plotë.

Ministri paralajmëron krimin se është vetëm çështje kohe përballja me ligjin dhe drejtësinë.

 

STATUSI I SANDËR LLESHAJT

Kapja e dy protagonistëve kryesorë të grabitjes së vitit të kaluar në Rinas shënon një sukses të madh në luftën kundër krimit të organizuar.

Laku ndaj bandës së rrezikshme të Rinasit është afruar sot drejt mbylljes së plotë.

Kjo goditje është edhe një mesazh i rëndësishëm ndaj krimit: është vetëm çështje kohe!

Përballja me ligjin dhe drejtësinë është e pashmangshme.

Përgëzime për gjithë ekipin e Policisë së Shtetit që mundësoi këtë sukses inkurajues në këto ditë të vështira.

  • foto galeri

Operacioni vazhdon….

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb