Ish-drejtuesi i Policisë Shemsi Prençi i ftuar në emisionin Në Shënjestër bëri deklaratën “bombë”, se partnerët tanë kanë pasur dijeni për veprimtarinë kriminale të Vlora Hysenit.
Sipas Prençit, arrestimi i Hysenit është bërë në koordinim të përbashkët mes partnerëve e SPAK.
Prençi theksoi se Ergys Agasi u arrestua, pasi nuk merrte më informacione nga SHISH-i.
Shemsi Prençi: Partnerët kanë pasur dijeni për veprimtarinë kriminale të Vlora Hysenin. Pas informacioneve nga partnerët, ka vepruar SPAK.
Pra, partnerët dhe SPAK kanë bashkëpunuar për ta arrestuar Hysenin. Edhe në operacionin e prangosjes së Agasit, ka pasur një kod që ka funksionuar dhe është vendosur në pranga Ergys Agasi.
Ai nuk prangosej, sepse merrte informacione nga SHISH-i.
