TIRANE- Disa grupe kriminale që akuzohen për një sërë krimesh të kryera në Shqipëri dhe Holandë, po hetohen nga policia. Këto grupe dyshohet se kanë ushtruar aktivitet kriminal në Itali, Spanjë dhe Holandë. Hetimet për këto grupe kriminale janë intensifikuar pas arrestimit të dy vrasësve me pagesë në Durrës.
Grupet nën hetim, dyshohet se kanë kryer një sërë veprash penale, vrasje, plagosje, tentativa vrasjesh.
Nga këto grupe, dyshohet se janë kryer krime në Shqipëri e Holandë.
Disa nga veprat për të cilat ata po hetohen janë:
në qershor 2014, tentativë vrasje në zonën e Shijakut
grupet në hetim, tentativë vrasje në Tiranë në korrik 2015
grupet në hetim, për 2 plagosje në Holandë në dhjetor 2015.
Hetimet për këta persona të përfshirë në grupe kriminale janë përqendruar kryesisht tek konfliktet për prishjen e pazareve të drogës.
Prishja e pazareve të trafikut të drogës dhe konkurrenca mes tyre për zona influencash dyshohet se fshihet pas planifikimit të vrasjes e cila u parandalua dje me arrestimin e tre personave të dyshuar Gazmend Dervishi, Dritan Nikolli dhe Bruno Shehu, njëri prej të cilëve është pjesë e bandës së Ilir Xhakjes.
Dyshohet se vrasja do të kryhej kundrejt një pagese prej 10 mijë eurosh, por nuk zbulohet ende kush ishte objektivi.
(el.sp/BalkanWeb)
