Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë pasi akuzohen për dhunë në familje.

Sipas një komunikate zyrtare nga Policia, 58-vjeçari E. P., banues në Tiranë është arrestuar nga efektivët e Komisariatit numër 2 në Tiranë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.

Ndërkohë brenda pak orësh në pranga ka rënë edhe një 37-vjeçar nga Tirana i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrit të tij.

I riu është vënë në pranga nga efektivët e Komisariatit numër 5, teksa hetimet janë në vijim.

Për të dyja ngjarjet është ngritur grup hetimor i cili po heton për zbardhjet e plota të rasteve.

 

 

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. P., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin A. N., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrit të tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb