VLORA

Dy persona janë arrestuar së fundmi në Vlorë. Një prej tyre, F.C, ka tentuar të vjedhë bagëti kurse tjetri 40-vjeçari Z.A, u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur pa leje.

Materialet tashmë janë në Prokurori dhe dy personat pritet të përballen me drejtësinë.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Vlorë

Arrestohen 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi i shtetasit F. C., banues në Vlorë, pasi ka tentuar të vjedhë bagëtitë e një shtetasi.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Z. A., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe pa lejen përkatëse.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb