Policia në Berat ka arrestuar disa të rinj, që dyshohet se kanë vjedhur kondicionerë në ambientet e punës ku punonin. Gjithashtu, në pranga ka rënë edhe një 17-vjeçar, pasi dyshohet se ka vjedhur naftë.

Njoftimi:

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestoi në flagrancë shtetasit D. Z., 37 vjeç, D. O., 29 vjeç dhe K. M., 21 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur 6 kondicionerë në ambientet e kompanisë ku punonin.

Komisariati i Policisë Durrës arrestoi në flagrancë shtetasin D. A., 17 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur një sasi nafte nga një kamion, në lagjen nr.14, Durrës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: