Policia holandeze ka arrestuar një 29-vjeçar sirian, i cili besohet të jetë anëtar i grupit Shteti Islamik dhe po planifikonte një sulm në Evropë.
Në këtë përfundim prokurorët dolën pasi analizuan postimet e të riut në rrjetet sociale.
Shërbimi i inteligjencës AIVD identifikoi postime në të cilat burri kërcënoi të kryente një sulm në një zonë të paspecifikuar të Evropës rreth fundit të vitit.
Prokurorët nuk dhanë detaje të mëtejshme rreth sulmit të planifikuar ose pse dyshojnë se ai është anëtar i Shtetit Islamik (ISIS).
29-vjeçari u arrestua në shtëpinë e tij në Fissingen, në Holandën jugperëndimore. Një urdhër gjykate zgjat paraburgimin e tij për të paktën 30 ditë, pasi hetimi është ende në vazhdim.
