BERAT

Policia e Beratit ka vënë në pranga një 37-vjeçar që u kap me 2 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, pas informacioneve të mara se një shtetas posedonte një sasi lënde narkotike, nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat u organizua puna për lokalizimin dhe ndalimin e tij.

Në vendin e quajtur “Rruga e Potomit”, Skrapar, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin Oltjon Gjoni, 37 vjeç, banues në Krast, Skrapar, të cilit gjatë kontrollit fizik, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb