Policia greke ka ndaluar një mjet të dyshimtë dhe ka arrestuar dy persona, një prej tyre shqiptar. Kjo pasi, policia greke ka zbuluar ne sediljet e pasme të mjetit me të cilin udhëtonin, një çantë me 10 pako me peshë 5 kg 80 gram lëndë narkotike marijuanë.
Sipas mediave greke, shqiptari i arrestuar është 47-vjeçari Bledar Shpëtim Ferti nga Cërriku. Po kështu policia ka sekuestruar edhe 3 celularë.
(m.k/BalkanWeb)
