Një 67-vjeçar është arrestuar në Fushë-Arrëz pasi i janë gjetur në banesë armë zjarri dhe municion luftarak.

Sipas informacioneve zyrtare, nga shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Arrëz u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. D., 67 vjeç, banues në fshatin Dardhë, Fushë Arrëz.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative se një person mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, shërbimet e Policisë menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit J. D., në fshatin Dardhë, Fushë Arrëz.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik me 3 krehra dhe 570 fishekë. (foto ilustruese)

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: