Doğukan Güngör, aktori i njohur me rolin e Fatih Ünal në serialin “Një dashuri”, e ka kaluar natën në paraburgim. Ylli i ekranit ka qenë një prej të famshmëve të arrestuar me akuza për përdorim droge.
Ai u arrestua në shtëpinë e tij në orën 3 të mëngjesit. Pas kontrollit, Güngör u dërgua në Degën e Lëndëve Narkotike.
Pasi të japë dëshminë, aktori do të dërgohet në Departamentin e Mjekësisë Ligjore. Bazuar mbi këtë, prokurori do të marrë një vendim. Sipas mediave turke, ai ishte i tronditur nga ngjarja.
Hakan Ayranpınar, avokati i kompanisë së produksionit Gold Film që ka prodhuar serialin hit, po merret me çështjen e aktorit i cili së fundmi është larguar nga agjencia e tij e menaxhimit.
