TURQI- Kreu i krahut turk të organizatës terroriste “Shteti Islamik”, Halis Bayancuk, i njohur si Abu Hanzalah, është në mesin e personave të arrestuar në Turqi pas sulmeve terroriste.

Bayancuk ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive në rekrutimin e shtetasve turq për largimin e tyre në Siri dhe Irak.

Përveç kësaj, sot më shumë se 15 militantë u ndaluan në Ankara. Të gjithë të burgosurit ishin anëtarë të grupeve të armatosura ilegale në Siri dhe Irak, si dhe të organizatës terroriste “Shtet Islamik”. (m.k/BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: