Një ish-Miss i shtetit amerikan Indiana ishte mes të arrestuarve të një operacion anti-droga ndaj një karteli meksikan, që studiohej prej vitesh nga policia.

34 vjeçarja Glenis Zapata, që kishte fituar titullin Miss Indiana Latina në vitin 2011 dhe punonte si stjuardesë fluturimi, përdorte profesionin e saj për të kaluar paratë e drogave nga Chicago në jug të SHBA e më pas në Meksikë, thuhet në padinë e autoriteteve.

Ajo akuzohet për pastrim parash në shumën $170,000 në gusht 7, 2019, dhe të paktën $140,000 në shtator 2019.

Zapata është mes 18 të dyshuarve të arrestuar në operacionin kundër objektivit kryesor të autoriteteve, trafikantit Oswaldo Espinosa.

Zapata, së bashku me dy punonjëse banke –Ilenis Zapata e Georgina Banuelos – u ndaluan në kuadër të ndjekjes së Espinosa, i cili besohet se ka sjellë tonelata kokainë ne SHBA.

Zyrtarët thanë se nga viti 2018 deri në 2023, Espinosa ka rekrutuar shumë punonjës të sferave të ndryshme si Zapata, për të krijuar sipërmarrjen e tij kriminal, e cila përdorte magazina e garazhe për fshehjen e parave e të drogave.

Ato më pas ngarkoheshin në kamionë për transport ose në fluturime komerciale me ndihmën e të infiltruarve si Glenis Zapata, thuhet në raportin e autoriteteve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb